Dr. Brown's Fresh Firsts Silicone Feeder - Shijues Frutash
Shijues silikoni që ndihmon foshnjën të kalojë te ushqimet e forta dhe të ushqehet vetë në mënyrë të sigurt. Mund të mbushet me fruta të freskëta ose të ngrira, pure dhe qumësht – frutat e ngrira ofrojnë edhe lehtësim gjatë daljes së dhëmbëve.
- Vrimat e vogla lënë të kalojë vetëm sa duhet ushqim, që beba të ushqehet vetë në mënyrë të sigurt
- Pa rrjetë – më pak rrëmujë dhe pastrim më i lehtë
- Bulb i butë silikoni, i qëndrueshëm ndaj kafshimit dhe i butë për mishrat e dhëmbëve
- Dorezë ergonomike, e lehtë për duart e vogla
- I lehtë dhe i thjeshtë për t'u montuar
- Pa BPA
- I sigurt në pjatalarëse (rafti i sipërm) dhe në sterilizues